Duke Pritur Zotin

Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti. PSALMI 33:20

Në shoqërinë tonë të menjëhershme dhe me ritme të shpejta, shpesh mungon disiplina shpirtërore e pritjes së Zotit. Ne duam gjithçka që duam dhe e duam tani! Por nëse jemi gjithmonë me kaq nxitim, do të humbasim miqësinë e ngushtë me Perëndinë që kërkon kohë për t’u zhvilluar. Perëndia dëshiron t’i flasë zemrave tona, vetëm nëse do të jemi të durueshëm për të dëgjuar.

Elia ishte një burrë që e dinte sekretin e të qenit i durueshëm. Pasi vrau profetët e Baalit, Elia mori një mësim të vlefshëm për të pritur Perëndinë. Zoti i tha Elias të shkonte në mal dhe të priste. Një erë e fortë erdhi; pastaj erdhi një tërmet dhe një zjarr i madh, por Zoti nuk ishte në asnjërin prej tyre. Konsideroni çfarë 1 Mbretërve 19:12 thotë: “Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.” Zoti foli në një zë të qetë si një shushuritje e ëmbël. Nëse Elia do të ishte i paduruar në lutje, ai nuk do të kishte dëgjuar zërin e Zotit.

Davidi gjithashtu mësoi të priste në shtëpinë e Zotit dhe “ të medi- tonte, shqyrtonte, dhe kërkonte në tempullin e Tij” ( Psalmi 27:4). Në mënyrë që ne të lutemi me efektivitet, ne mund të zgjedhim të presim me durim dhe të dëgjojmë Fjalën e Tij. Pritja dhe dëgjimi e largon fokusin nga ne dhe e vendos tek Ai. i Cili është përgjigja e të gjitha nevojave tona.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon