E Kërkoni Perëndinë, Pastaj Shërbejini Perëndisë

E Kërkoni Perëndinë, Pastaj Shërbejini Perëndisë

Ti Salomon, biri im, njihe Perëndinë e atit tënd [ki njohje personale të Tij, njihu dhe kuptoje Atë; vlerësoje, bindu dhe çmoje Atë] dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. (1 KRONIKAVE 28:9)

Jezusi ka ndjeshmëri për njerëzit që janë abuzuar nga ligji fetar dhe të cilët janë shtypur nga udhëheqja e ashpër fetare. Ai dëshiron t’i shohë njerëzit të shëruar dhe të rivendosur në mënyrë që ata të dinë se Perëndia është i mirë, se Ai është plot mëshirë dhe është shpirtgjerë, i ngadalshëm në zemërim dhe gati për të falur. Perëndia jep hir dhe fuqinë e Tij për të na ndihmuar të bëjmë atë që nuk mund ta bëjmë vetë, lirisht. Kur Ai na thotë të bëjmë diçka, Ai nuk na lë të pafuqishëm, por na jep çfarë na nevojitet për ta bërë.

Kur Ai tha, “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar,” (Mateu 11:28), Ai po u fliste njerëzve që vuanin nga rraskapitja frymërore. Ai dëshiron të ngushëllojë ata që janë të lodhur nga përpjekjet për të shërbyer dhe ndihen si të dështuar. Ka mijëra njerëz në kishë sot që janë të mbingarkuar dhe të paushqyer shpirtërisht. Njerëzit duan të kenë një marrëdhënie të fuqishme me Zotin dhe kanë bërë gjithçka që e ashtuquajtura fe u ka thënë të bëjnë, por megjithatë ata e gjejnë veten bosh.

Në dëshirën e tyre për të kënaqur Perëndinë, ata e kanë zëvendësuar kërkimin e Perëndisë dhe dëgjimin e zërit të Tij me punën për Perëndinë pa pasur gjithmonë drejtim të caktuar nga Ai. Ai dëshiron që ne të bëjmë veprat e Mbretërisë, të cilat janë gjëra që Ai na drejton të bëjmë, por Ai nuk dëshiron që ne të jemi kaq të zënë me veprimtari fetare, duke menduar se është i kënaqur me sakrificat tona, të cilat Ai nuk na kërkoi t’i bënim. Si mund t’i bëjnë njerëzit veprat e Perëndisë nëse nuk kanë marrë kohë të dëgjojnë prej Tij që duhet t’i bëjnë ato?


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoji Perëndisë çfarë dëshiron Ai që ti të bësh, pastaj bëje atë gjë me të gjithë zemrën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon