E Mira Nga e Keqja

Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë. ZANAFILLA 50:20

Perëndia dëshiron të restaurojë shpirtin tuaj. Sa më pranë Tij të jesh, aq më shumë do të përjetosh forcën e Tij shëruese, forcuese, restauruese. Ai do t’ju kthejë pas në pikën ku jeta juaj doli nga shtegu dhe do ta bëjë çdo gjë të drejtë që nga ai moment e më tutje.

Jozefi është shembulli klasik biblik se si Perëndia merr atë që ishte menduar për të na bërë keq dhe e kthen atë për të mirën tonë. Në atë skenë dramatike ku Jozefi është duke folur tek Zanafilla 50:20, ai thotë i thotë vëllezërve të tij se e keqja që menduan t’i bënin atij (dhe ishte vër- tetë e ligë), Perëndia e përdori për mirë për shpëtimin e tyre, familjeve të tyre dhe qindra mijëra të tjerëve në një kohë zie buke.

Në jetën time, nuk mund të them me të vërtetë se jam e kënaqur që jam abuzuar. Por nëpërmjet fuqisë së faljes dhe dorëzimit të dhimbjes sime te Perëndia, Ai më ka shëruar dhe më ka bërë një person më të mirë, më të fortë, më të fuqishëm shpirtërisht dhe më të ndjeshëm. Ai më ka rikthyer shpirtin dhe ka dëbuar frikën dhe pasigurinë. Unë mund të be- soj, të dua, të fal dhe të jetoj me thjeshtësi në qasjen time ndaj jetës, sepse Zoti më ka rikthyer shpirtin dhe Ai mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.


Nëse në jetën tënde kanë ndodhur gjëra të këqija, mbaj mend këtë: Vetëm Perëndia mund të restaurojë situatën tënde. Ai mund të sjellë të mirën nga e keqja.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon