Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim. PSALMI 27:3
Kam zbuluar se të qenit i sigurt në atë që Perëndia na krijoi të jemi është një çelës për të jetuar jetën plot gëzim dhe në fitore, për të cilën Jezusi vdiq që ta kishim.
Djalli është vazhdimisht duke u përpjekur të na fusë mendime në kokat tona që të na bëjë ta humbasim besimin. Mendja është fushëbetejë dhe djalli na gënjen përmes mendimeve të gabuara. Ai përpiqet të na thotë se nuk jemi të mirë mjaftueshëm, kemi bërë shumë gabime, Perëndia është i inatosur me ne – çdo lloj mendimi që do na bënte ne të dyshonim dashurinë që Perëndia ka për ne. Nëse meditojmë mbi këto mendime të gabuara, siguria jonë fillon të zbehet.
Çelësi për të fituar betejën e mendjes është të luftosh kundër gënjeshtrave të armikut me të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Ju nuk duhet të qëndroni në mendime të gabuara; përkundrazi ju mund të besoni premtimet e Perëndisë dhe me guxim t’i shpallni ato premtime në jetën tuaj.
Unë ju inkurajoj të shpallni me besim çfarë Fjala e Perëndisë thotë për ju si: “Unë jam më shumë se fitimtar në Jezusin. ( Romakëve 8:37). Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. ( Filipianëve 4:13). Unë jam fitimtar në çdo situatë sepse Perëndia bën të ngadhënjej gjithmonë në Krishtin ( 2 Korintasve 2:14)”.
Kur djalli përpiqet t’ju gënjejë, me guxim deklaroni të vërtetën e Fjalës së Perëndisë në jetën tuaj.