i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet, 1 KORINTASVE 13:7-8
Dashuria e Perëndisë qëndron në çdo gjë që vjen. Duron gjithçka pa u dobësuar. Është e vendosur të mos dorëzohet pa marrë parasysh se çfarë. Edhe individi i fortë që vazhdon të jetë rebel mund të shkrihet përfundimisht nga dashuria. Bibla thotë: “. . . Mirësia e Perëndisë të prin në pendim” (Romakëve 2:4). Është dashuria e Perëndisë – mirësia e Tij,– ajo që mund të ndryshojë një zemër.
Unë e kuptoj që është e vështirë të vazhdojmë të tregojmë dashuri ndaj dikujt që duket se nuk do ta vlerësojë kurrë atë ose nuk do t’i përgjigjet kurrë asaj. Është e vështirë të vazhdosh të shfaqësh dashuri ndaj individëve të cilët marrin nga ne gjithçka që jemi të gatshëm të japim, por që kurrë nuk japim asgjë mbrapsht. Por ne nuk jemi përgjegjës për mënyrën se si veprojnë të tjerët, vetëm për mënyrën se si veprojmë ne. Ne e kemi përjetuar dashurinë e Perëndisë me anë të mëshirës së Tij, dhe tani Ai na udhëzon të tregojmë të njëjtën dashuri ndaj botës.
Shpërblimi ynë nuk vjen nga njeriu, por nga Perëndia. Edhe kur veprat tona duket se janë pa u vënë re, Perëndia shikon dhe premton se do të na shpërblejë haptas për to (Mateu 6:4). Nëse ju do të vendosni të shfaqni dashurinë e Perëndisë tek ata që keni rreth jush, jo vetëm ata
do të bekohen, por Perëndia do të shohë që edhe ju të jeni të bekuar.
Perëndia është dashuri, dhe dashuria kurrë nuk mbaron asnjëherë për askënd.