ecni në të njejtin hir si Jezusi

ecni në të njejtin hir si Jezusi

Dhe Jezusi rritej në urtësi, dhe në shtat dhe në hri përpara Perëndisë dhe njerëzve. – Luka 2:52

Që nga fëmijëria, Jezusi eci në hirin mbinatyror të Perëndisë dhe njerëzve. Ishte kaq i famshëm sa rrallherë gjente kohë të ishte vetëm dhe të lutej e të ishte në bashkësi me Atin e tij qiellor. Edhe ata që nuk e shihnin atë si Krishtin Mesia, e dinin që Ai ecte në hirin e Perëndisë.

Edhe rojet e dërguara nga Farisenjtë për të arrestuar Jezusin, u kthyen duke thënë: “Kurrë s’ka folur njeri kështu si ky njeri.” (Gjoni 7:46). Edhe deri në fund të jetës së tij, edhe kur ishte në kryq, njerëzit e njohën që Perëndia ishte me të (shih Luka 23:47-48).

I njëjti hir është edhe për ne. Nuk duhet të harrojmë që pavarësisht të gjithave, mund të gjejmë hir me Perëndinë dhe me njerëzit e tjerë (shih Luka 2:52). Por si çdo gjë tjetër e mirë në jetë, duhet të vendosim besimin tek Perëndia për ta marrë këtë hir.

Prandaj sot, jetoni me besim, duke e ditur me siguri që Perëndia do t’ju japë hirin që i dha edhe Jezusit. Pravarësisht rrethanave që vijnë në jetën tuaj, besoni për hirin mbinatyror të Perëndisë.


Lutje

Perëndi, e di që i njejti hir në të cilin eci edhe Jezusi, është edhe për mua. Më ndihmo të eci me besim që do të kem hir me Ty dhe njerëzit e tjerë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon