Dhe Jezusi, pasi thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, e vuri në mes tyre dhe tha: ‘’Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. MATEU 18:2-3
Një na gjërat e bukura për fëmijët është që ata nuk janë të komplikuar. Ata gjithmonë do t’ju tregojnë se çfarë kanë nevojë, ata do të vrapojnë në krahët tuaj kur janë të frikësuar, dhe do t’ju japin një puthje të madhe, shpesh herë pa asnjë arsye të dukshme. Është rifreskuese të komunikosh me fëmijët, sepse ata nuk përpiqen të fshehin frikërat e tyre apo ndjenjat e tyre.
Unë besoj se kështu Perëndia dëshiron të jetë me ne kur ne flasim me Të. Ai kënaqet kur ne i afrohemi atij me thjeshtësinë dhe besimin e një fëmije. Ashtu siç fëmijët janë natyrshëm të prirur t’i besojnë prindërve të tyre plotësisht, ne gjithashtu mund të jemi të pastër dhe plot entuziazëm ndërsa i besojmë Perëndisë. Ndani të gjithë zemrën tuaj me Zotin, dhe mbani mend: Ju mund t’ia besoni Atij çdo gjë të jetës tuaj dhe dijeni se Ai kujdeset.
Zoti nuk po kërkon marrëdhënie të komplikuar. Ai po sheh për zemra të sinqerta dhe besim si të një fëmije. Ju mund t’i tregoni Perëndisë se çfarë dëshironi ( Filipianëve 4:6), dhe ju mund të vraponi drejt Tij kur ndiheni të frikësuar ( Psalmi 91:1-7). Perëndia dëshiron që ju të ndiheni të lirë për t’i shprehur Atij afeksionin tuaj dhe të ndani zemrën tuaj me Të në mënyrë të hapur. Sa më shumë që ju mësoni të vini tek Perëndia me besimin e një fëmije, aq më e ngushtë do të jetë marrëdhënia juaj me Të.
Ne nuk duam të jemi të papjekur në marrëdhënien tonë me Perëndinë; ne duam të jemi si fëmijë.