Ejani tek Unë

Ejani tek Unë

Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh. (MATEU 11:28)

Një nga pengesat më të mëdha për të dëgjuar nga Perëndia është të përpiqesh t’i afrohesh Atij me vepra dhe jo me anë të marrëdhënies personale me Të, duke qenë të lindur serish dhe duke pasur miqësi me Perëndinë rregullisht. Perëndia do t’u japë juve forcën dhe fuqinë që keni nevojë për t’i shërbyer Atij me drejtësi dhe shenjtëri. Jezusi nuk është një mjeshtër i ashpër, siç e shohim në vargun për sot. Në këtë varg, Jezusi po thoshte: “Unë jam i mirë. Sistemi im është i mirë – jo i ashpër, i fortë, i mprehtë ose i ngutshëm.” Ju fare lehtë mund të mbingarkoheni duke u përpjekur të bëni gjithçka që mendoni se pritet nga ju. Por Jezusi po ju thotë sot: “Unë nuk do t’ju ngarkoj me barrë dhe nuk do t’ju kërkoj gjëra që ju lodhin. Plani im për ju është i rehatshëm, i hirshëm dhe i këndshëm.”

Kur Perëndia na jep diçka për të bërë, Ai gjithmonë na ndihmon për ta bërë. Ai na jep aftësi, forcë, paqe dhe gëzim. Kur jemi duke bërë vullnetin e Perëndisë, Ai na rifreskon ndërsa jemi duke punuar. Nëse ndihemi të rraskapitur, mund të jemi duke bërë gjëra ,të cilat Perëndia nuk na i ka kërkuar, ose mund të jemi duke u sforcuar ti bëjmë ato gjera me forcën tonë. Pyeteni Perëndinë çfarë Ai dëshiron apo nuk dëshiron që ju të bëni dhe jini të guximshëm për të eliminuar gjithçka që nuk ka bekimin e Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Eliminoni nga lista juaj gjithçka që nuk po sjell frut të mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon