Ekuilibrimi i Punës dhe Pushimit

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 TIMOTEUT 1:7

Të gjithëve ne na janë dhënë njëzet e katër orë në çdo ditë. Është e rëndësishme mënyra se si ne e përdorim këtë kohë, si i rregullojmë fusha të ndryshme të jetës tonë për t’i mbajtur ato në perspektivën e duhur. Nëse punojmë shumë dhe nuk pushojmë mjaftueshëm, nuk do të jemi të ekuilibruar. Ne bëhemi të varur pas punës dhe përfundojmë të lodhur dhe të rraskapitur.

Unë marr shumë kënaqësi nga arritjet dhe puna. Nuk më pëlqejnë shpërdorimi i kohës dhe aktivitetet e padobishme. Por për shkak të natyrës time, është e lehtë për mua të dal nga ekuilibri i duhur kur punoj. Më duhet të vendos rregullisht që jo vetëm do të punoj por edhe do të pushoj. Kjo duhet të jetë prioritet në mënyrë që unë të jem e shëndetshme dhe pranë Perëndisë. Por gjithashtu është e mundur që të kesh shumë pushim dhe të mos punosh mjaftueshëm. Salomoni thotë : “ Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen.” (Predikuesi 10:18). Me fjalë të tjera, njerëzit që nuk punojnë mjaftueshëm përfundojnë në telashe. Financat e tyre, zotërimet e tyre, trupa dhe gjithçka tjetër do të vuajë sepse ato nuk punojnë mjaftueshëm
për t’i mbajtur gjërat siç duhet.

Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të keni një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe pushimit. Merrni kohën që ju duhet për të kryer detyrat tuaja, por sigurohuni të shfrytëzoni mundësitë për të qenë në paqe dhe për të shijuar pushimin. Të dyja janë të rëndësishme. Ekuilibri është çelësi!


Lutuni Perëndisë t’ju tregojë si të sillni ekuilibër në jetën tuaj hap pas hapi!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon