Është Më Mirë Kështu

Është Më Mirë Kështu

Megjithatë unë ju them të vërtetën: Është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj. (GJONI 16:7)

Prania e Frymës së Shenjtë në jetët tona është e mrekullueshme përtej asaj që mund të imagjinojmë. Ai është Ngushëlluesi ynë dhe kjo do të thotë se Ai do të na ndihmojë dhe ngushëllojë sa herë që lëndohemi në udhëtimin tonë të jetës. Më pëlqen të mendoj se Fryma e Shenjtë është aq pranë meje sa frymëmarrja ime.

Fryma e Shenjtë na drejton dhe udhëheq në planin që Perëndia ka për jetët tona. Të mësosh të ndjekësh udhëheqjen e Tij është padyshim një udhëtim. Ne jemi mësuar të jetojmë sipas mendimeve tona, ndjenjave dhe dëshirave, por si të krishterë duhet të mësojmë të udhëhiqemi nga Fryma e Shenjtë. Jezusi erdhi në trup njeriu dhe kupton gjithçka që kalojmë në jetë. Kjo më jep mua ngushëllim të madh kur kujtoj që Jezusi më kupton mua! Ai është i duruar dhe do të vazhdojë të punojë me ne për aq kohë sa jemi të gatshëm të vazhdojmë të mësojmë.

Pse tha Jezusi se do të ishte më mirë nëse Ai shkonte dhe dërgonte Frymën e Shenjtë? Çfarë mund të jetë më mirë sesa të kesh Jezusin personalisht në tokë? Jezusi mund të ishte vetëm në një vend në një kohë, por Fryma e Shenjtë mund të jetë kudo, duke punuar tek të gjithë në të njëjtën kohë. Kjo është e mahnitshme! Ai nuk na lë kurrë për asnjë moment. Ai di gjithçka për ne dhe po punon të shërojë gjithçka të thyer dhe të plagosur në ne, dhe të vendosë çdo gjë ne vendin e duhur. Çdo ditë ne bëhemi gjithnjë e më të mirë në çdo mënyrë nëpërmjet fuqisë dhe urtësisë së jashtëzakonshme të Frymës së Shenjtë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju marrë ashtu siç jeni dhe t’ju bëjë ashtu siç Ai dëshiron të jeni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon