Është Zgjedhja Jote

Është Zgjedhja Jote

Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. Efesianëve 2:10

Perëndia të ka dhënë një dhuratë të mrekullueshme: vullnetin e lirë. Perëndia po të ofron ty mundësinë të pranosh veten siç Ai të ka krijuar të jesh, por ti ke një vullnet të lirë dhe mund të refuzosh ta bësh. Të pranosh diçka do të thotë ta shohësh atë si zakonisht, të duhur ose të drejtë.

Njerëzit të cilët refuzojnë veten e bëjnë këtë sepse ata nuk e shohin veten si të drejtë. Ata vetëm shohin të metat dhe dobësitë, jo bukurinë dhe pikat e tyre të forta. Ky është një qëndrim i pa balancuar shpesh i instaluar nga figura autoritare të së shkuarës që është fokusuar mbi çka është e dobët dhe gabim në vend që të përforconte pikat e forta dhe të duhurat.

Tek Amosi 3:3, ne lexojmë: “A mund të ecin bashkë dy veta, në rast se nuk janë marrë vesh më parë?” Ti mund të ecësh me Perëndinë, ti mund të jesh pranë Tij, ti mund të vendosësh të jesh në dakordësi me të. Ai thotë se Ai të do ty dhe të pranon ty; prandaj, nëse je dakord me Të, nuk do të duhet të mos pëlqesh apo të refuzosh veten.


Kur Perëndia të krijoi ty, Ai krijoi diçka të mrekullueshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon