Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: ‘’Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?’’. Jezusi i tha: ‘’Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë. MATEU 18:21-22
Nuk e di për ju, por jam e lumtur që Perëndia nuk vendos një limit mbi sa herë Ai do të na falë ne. Pavarësisht sa herë biem dhe dështojmë, Ai vazhdon të tregojë dashurinë e Tij për ne duke na falur dhe duke na mirëpritur gjithmonë.
Por a nuk është e mahnitshme se si jemi të gatshëm të vazhdojmë të marrim falje nga Perëndia, por sa pak duam të falim të tjerët? Ne marrim falas mëshirë, por është e habitshme sa të sertë, legalistë dhe të pamëshirshëm mund të jemi ndaj të tjerëve.
Thelbi është: Si njerëz që janë falur shumë, është e rëndësishme të mësojmë të ndajmë të njëjtën falje me të tjerët. Ne nuk mund të jetojmë në marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë ndërsa mbajmë hidhërim, inat dhe mosfalje ndaj një personi tjetër. Këto janë zinxhirët që na mbajnë frymërisht të lidhur dhe larg më të mirës që Perëndia ka për jetën tonë. Nëse ka njerëz që ju kanë lënduar dhe e keni të vështirë t’i falni, mbani mend të gjitha gjërat që Perëndia ju ka falur juve. Kur e shikoni
në këtë mënyrë, falja bëhet diçka e lehtë për t’ia dhënë të tjerëve.
Hiri i Perëndisë na ndihmon t’i bëjmë lehtësisht ato gjëra që nuk do t’i bënim dot.