
… aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.. MATEU 7:11
Secilit prej nesh i pëlqen të jetë i favorizuar ose të vihet në pah. A është kjo krenari? Jo, nëse ai pozicion vjen nga Perëndia dhe jo nga ambiciet personale ose nga përpjekjet tona egoiste për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
Për të qenë plotësisht e sinqertë, mua më duket kënaqësi të shikosh Perëndinë të promovojë një person. Është kënaqësi ta shikosh Atë të veçojë dikë për vëmendje të veçantë ose trajtim preferencial. Të shohësh Atë duke punuar fuqishëm në jetën e dikujt provokon lavdërim dhe falënderim të vërtetë.
Është gjithmonë e këndshme të kesh favor te Perëndia. Thjesht duket se nuk ndodh aq shpesh sa do të donim. Një pjesë e problemit jemi edhe ne. Ka kaq shumë gjëra që Perëndia do të donte të bënte për ne, por Ai nuk mundet sepse ne nuk do ia kërkojmë këtë. Një arsye pse nuk kërkojmë është sepse nuk ndihemi të denjë. Askush prej nesh nuk është i denjë për veten tonë, por Zoti do të na japë favor nëse e kërkojmë!
Është koha të besojmë që Perëndia dëshiron të na bekojë ne Ai na do ne dhe dëshiron të na japë favorin e Tij. Si fëmijë i Perëndisë, i shpenguar, i falur, i dashur, vendose këtë gjë thellë në zemrën tënde sot: Ti je bebja e syrit të Perëndisë. Ai të do ty!
Ati ynë qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të ngrihen dhe të jenë gjithçka për të cilën Biri i Tij, Jezusi, dha jetën e Tij.