favori mbinatyror i Perëndisë

Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të ul dhe ai të lartëson. – 1 Samuelit 2:7

Ka një ndryshim midis favorit natyror and mbinatyror. Favori natyror duhet fituar, kurse ai mbinatyror është një dhuratë prej Perëndisë.

E para e Samuelit 2:7 thotë se Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të ul dhe ai të ngre. Shembulli i duhur për këtë gjendet në librin e Esterit: Perëndia e nxorri nga errësira që të bëhej mbretëreshë e gjithë tokës. Ai i dha asaj favor me të gjithë që ajo takoi, duke përfshirë edhe mbretin.

Esteri u bë pjesë e këtij favori për të shpëtuar  veten dhe popullin e saj nga vrasjet e Hamanit, që ishte një njeri i lig. Ajo mund të ketë pasur frikë të shkonte te mbreti dhe t’i kërkonte të ndërhynte, por Esteri e dinte që kishte favor nga Perëndia dhe shkoi me vetbesim të madh në Perëndinë, përpara tij.

Ashtu si Esteri, duhet të jetojmë me lirinë që vjen nga favori  Perëndisë. Pavarësisht rrethanave që vijnë në jetën tuaj, besoni Perëndinë për favorin mbinatyror.

Situatat mund të duken të pashpresa, por Perëndia mund t’ju ngrejë lart. Nëse jeta juaj është në duart e Tij, drita e Zotit shkëlqen mbi ju.

Lutje

Perëndi, unë nuk mbështetem në favorin natyror. Përkundrazi, unë dua të jetoj në favorin Tënd mbinatyror. Me jetën time në duart e Tua, unë e di që Ti mund të ngresh lart.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon