
Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë PREDIKUESI 2:24
Është e mundur të jetojmë me butësi, të shkojmë përmes mocioneve të punës, duke përmbushur dhe kryer por kurrë duke mos e shijuar jetën. Kjo është e vërtetë për njerëzit të cilët nuk kanë mësuar ta përqafojnë me të vërtetë dhe ta duan jetën që Perëndia u ka dhënë.
Të shijosh jetën është një vendim i bazuar në më shumë se sa thjesht në rrethana të gëzueshme. Është një qëndrim i zemrës, një vendim për të gëzuar gjithçka, sepse gjithçka , madje edhe gjërat më të vogla, në dukje të parëndësishme, kanë pjesë në “pamjen e madhe” të Perëndisë për jetët tona.
Gëzimi ynë gjendet në Jezusin, dhe nëse bëjmë gjithçka që bëjmë me Të dhe për Të, atëherë ne mund ta shijojmë atë plotësisht. Edhe kur kemi probleme, për të cilat presim të na i zgjidhë Perëndia, ne sërish mund të shijojmë jetët tona. Dyshimi dhe mosbesimi janë hajdutë të gëzimit, por besimi i thjeshtë e fëmijëror çliron gëzimin që banon në frymën tonë, sepse Fryma e Shenjtë banon atje. Besojini Perëndisë në çdo kohë dhe shijoni praninë e Tij! Jeta juaj është një dhuratë nga Ai, ndaj festoni!
Ju mund të zgjidhni të festoni në gëzimin e Perëndisë dhe të gëzoni çdo ditë të jetës tuaj me Të!