
Lutuni pa pushim. 1 THESALONIKASVE 5:17
Kam ecur me Perëndinë për pjesën më të madhe të jetës time, dhe jam ende duke mësuar rëndësinë e mos bërjes së diçkaje pa u lutur për të më parë. Bibla thotë të lutemi pa pushim. Kjo nuk do të thotë që duhet të ulemi gjithë ditën, të mos bëjmë asgjë veç lutjes. Kjo thjesht do të thotë të përfshijmë lutjen në gjithçka që ne bëjmë. Mua pëlqen të them: “ Lutuni gjatë gjithë ditës.”
Lutja është ndoshta pjesa më e rëndësishme e përgatitjes në jetë. Është thënë që çdo dështim ndodh për shkak të dështimit për tu lutur! Unë sugjeroj të mos bëni asgjë pa u lutur së pari.
Bibla thotë që ne duhet të pranojmë Perëndinë në të gjitha rrugët tona dhe Ai do të drejtojë hapat tanë dhe t’i bëjë ato të sigurte ( Fjalët e urta 3:6) Është inkurajuese të dish që mund t’i thërrasësh Perëndisë çdo ditë dhe Ai do të sigurojë udhëheqje të përditshme dhe forcë.
Ti vjen më pranë Perëndisë kur shkon tek Ai për t’u lutur gjatë të gjithë ditës. Kjo të lejon të jesh në miqësi me Perëndinë dhe hap derën për që Ai të punojë në jetën tënde, situatën tëne dhe në jetët e të dashurve të tu.
Zoti do t’ju mundësojë të bëni gjëra që do t’ju habisin shpesh nëse e merrni Atë si partnerin tuaj në jetë. Por gjithçka fillon me lutjen.