Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar…- Fjalët e Urta 29:18
Cila është ëndrra që Perëndia ka vendosur në zemrën tuaj? Nuk po pyes në qoftë se keni një, unë e di që tashmë është aty sepse Perëndia na jep të gjithëve ëndrra.
Kam parë njerëz t’u bëjnë gjëra të ndryshme ëndrrave të tyre. Disa i groposin thellë në zemrat e tyre, që të mbrojnë veten nga kritikat e të tjerëve. Disa i largojnë ëndrrat nga shikimi që të mos mendojnë më rreth tyre. Dhe disa thjesht heqin dorë nga ëndrrat sepse u dhemb të mbahen tek ato.
Nëse ëndrrat e tua kanë nevojë për një pikë nisje, ka dy gjëra që duhet të mbani mend. Së pari, keni nevojë për një vizion të qartë. Dhe së dyti, duhet ta mbani vizionin para syve tuaj gjithmonë. Por, të kesh një vizion nuk do të thotë që do të realizohet menjëherë. Perëndia është i interesuar në procesin e vizionit po aq sa edhe në rezultatin përfundimtar.
Apostulli Pal tha tek Filipianëve 4:11-13 që ai ka mësuar si të jetë i përmbajtur dhe i kënaqur në gjendjen në të cilën ndodhet, pa u shqetësuar. Me fjalë të tjera, ai asnjëherë nuk e lejoji veten të mërzitej në gjendjen ku ishte… ai priste me padurim ku do të shkonte.
Kjo do të thotë, ju, njësoj si Pali, keni nevojë të gjeni një balancë midis kënaqësisë dhe ambicies. Çelësi është: Mësoni të shijoni momentin aty ku jeni ndërsa jeni duke shkuar aty ku po synoni. Kur keni një ëndërr apo një vizion, duhet ta mbani përpara syve. Nëse ju ndihmon, shkruajeni. Dhe mbajeni mend, Perëndia do t’ju ndihmojë të jetoni ëndrrën që ju ka dhënë, hap pas hapi, ditë pas dite.
Lutje
Jezus, edhe pse unë jo gjithmonë ndihem mirë dhe jeta përpiqet të më rrëzojë, unë besoj që Ti ke një plan të madh për jetën time. Unë zgjedh të të besoj Ty, të më ndihmosh të jetoj ëndrrën që më ke dhënë, më shumë sesa të besoj në rrethanat e mia.