A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish? GALATASVE 3:3
Pali pyeti Galatasit një pyetje që mendoj se është e rëndësishme t’ia bëjmë vetes sot: Duke filluar jetën tonë të re në Krishtin me varësinë nga Fryma, a po përpiqemi tani t’i jetojmë ato në mish?
Ashtu si jemi të shpëtuar nga hiri (favori i pamerituar i Perëndisë) nëpërmjet besimit, dhe jo prej punëve të mishit (Efesianëve 2:8-9) ne i afrohemi Perëndisë çdo ditë nëpërmjet besimit. Ne mund të fillojmë çdo ditë duke thënë, “Zot, sot mbështetem tek Ti edhe një herë. Nuk ka të bëjë me atë që unë mund të bëj me forcën time; ka të bëjë me atë që Ti më thërret të bëj me forcën Tënde.”
Kur ne u shpëtuam, ne nuk ishim në gjendje të ndihmonim veten tonë. Vetëm krenaria, ose mungesa e njohurive, mund të na bëj të ndihemi ndryshe sot – ne akoma nuk jemi në gjendje të ndihmojmë veten tonë. Por fatmirësisht, ne jemi në gjendjen e duhur për t’u mbështetur te Perëndia për çdo gjë që na duhet. Për sa kohë ne e shohim Atë, besojmë punën e Tij të përsosur në jetët tona, ne mund të qetësohemi dhe ta shijojmë jetën për të cilën Jezusi vdiq për të na dhënë.
Të jetojmë në mish – duke i bërë gjërat me përpjekjet tona – çon në zhgënjim. Por të jetuarit në Frymë – bindja, besimi dhe varësia te Perëndia
– sjell gëzim të papërshkrueshëm. Herën tjetër që ndiheni të zhgënjyer ndaluni dhe pyesni veten çfarë po përpiqeni të bëni pa u mbështetur tek Perëndia, dhe ju me shumë mundësi do ta gjeni burimin e zhgënjimit tuaj.
Është fuqia e Frymës së Shenjtë që ju lejon të jetoni jetën tuaj të re në Krishtin.