Fjalë Njohurie

Fjalë Njohurie

një tjetri [fuqinë për të shprehur], sipas po atij Fryme [të Shenjtë] fjalë njohurie; (1 KORINTASVE 12:8)

Fjala e njohurisë vepron pothuajse në të njëjtën mënyrë si fjala e urtësisë. Ka disa interpretime të ndryshme të fjalës së njohurisë, por shumica pajtohen se ajo është në veprim kur Perëndia i zbulon diçka një individi për atë që Ai po bën në një situatë kur individi që merr njohuri nuk do të kishte asnjë mënyrë të natyrshme për ta ditur.

Ndonjëherë, kur Perëndia na flet dhe na jep një fjalë njohurie në lidhje me njerëzit e tjerë, ne e dimë se diçka nuk është në rregull me ta, ose e dimë se ata duhet të bëjnë një gjë të caktuar në një situatë specifike. Ne kurrë nuk duhet të përpiqemi t’i imponojmë askujt këtë lloj njohurie të mbinatyrshme. Në vend të kësaj, ne duhet ta paraqesim atë me përulësi dhe ta lëmë Perëndinë të bëjë bindjen. Ndonjëherë gjithçka që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë është të lutemi për individin.

Ndërsa fjala e dijes shpesh jepet si një mjet shërbimi për të ndihmuar të tjerët, ajo është gjithashtu shumë e vlefshme në jetën tonë personale. Për shembull, kjo dhunti funksionon shpesh kur kam humbur ose kam lanë diku diçka. Duket se nuk mund ta gjej askund atë që kërkoj dhe papritmas Fryma e Shenjtë më jep një imazh mendor, një ide ose një fjalë se ku ndodhet. Ky është një shembull shumë praktik që Ai më ka dhënë njohuri që nuk e kam natyrshëm dhe një mënyrë se si fjala e njohurisë mund të funksionojë edhe në jetën tuaj gjithashtu.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Edukimi është i mirë, por njohuria e Perëndisë është edhe më e mirë, prandaj sigurohuni që të vareni tek Ai.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon