Fjalë Të Mira

Fjalë Të Mira

duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar [ me zëra] dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, (EFESIANËVE 5:19)

Versioni i përkthimit King James, i Biblës e përkthen vargun e sotëm: “Duke i folur vetes me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke i bërë melodi Zotit në zemrën tuaj.” Më pëlqen ky varg në të dyja mënyrat. Mënyra se si i flas vetes time është e rëndësishme dhe mënyra se si flas me të tjerët është e rëndësishme gjithashtu.

Është e lehtë të biesh në kurthin e të folurit të gjërave negative, problemeve, zhgënjimeve, dhe mundimeve. Por asnjë nga ato nuk na ndihmon të qëndrojmë të mbushur me Frymën dhe asnjë prej tyre nuk reflekton atë që Fryma e Shenjtë dëshiron të na flasë sepse Ai nuk është negativ. Edhe kur na flet rreth një problemi, Ai flet për të sjellë një zgjidhje, dhe kur na flet rreth një situate të vështirë, Ai e bën për të sjellë ngushëllim dhe forcë. Sa më shumë që mendojmë dhe flasim për problemet tona, aq më të dobët bëhemi, por ne forcohemi ndërsa flasim dhe mendojmë për Jezusin dhe premtimet e Tij për ne.

Jeta nuk është gjithmonë e lehtë; ne të gjithë përballemi me vështirësi. Perëndia na ka mbushur me Frymën e Tij për të na aftësuar që t’i bëjmë lehtësisht gjërat që janë të vështira. Kur të kalosh përmes vështirësive, mbaje veshin të dëgjosh zërin e Perëndisë. Shpalli gjërat pozitive që Perëndia të thotë ty përmes Fjalës së Tij dhe përmes zërit të Frymës së Tij në zemrën tënde. Ne të gjithë ushqehemi me fjalët tona, kështu që është shumë e rëndësishme të flasim fjalë të mira që janë plot jetë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zgjidh fjalët e tua me mençuri sot, sepse ato kanë fuqinë e jetës dhe të vdekjes.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon