Flasim Dashuri Me Të Tjerët

Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. FJALËT E URTA 16:24

Një pjesë e rëndësishme e të mësuarit për t’i dashur me të vërtetë njerëzit e tjerë është të mësojmë t’i duam ata me fjalët tona. Forca dhe inkurajimi që ndajmë me fjalët tona bëjnë ndryshimin! Njerëzit kudo kanë nevojë për dikë që të besojë në ta. Ata janë plagosur nga fjalët e gabuara, por fjalët e duhura mund të sjellin shërim në jetën e tyre.

Është e lehtë të vëmë në dukje të metat, dobësitë dhe dështimet e njerëzve përreth nesh. Ky është një reagim natyror, që vjen nga mishi ynë. Por këto fjalë nuk sjellin jetë, ato zmadhojnë gjithçka që është e gabuar me njerëzit dhe situatat. Por Bibla thotë te Romakëve 12:21 se ne duhet ta mposhtim të keqen me të mirën.

Sa më shumë ti afrohemi Perëndisë, aq më shumë do të mësojmë të flasim fjalë pozitive inkurajuese të jetës. Perëndia është pozitiv, dhe ndërsa ne ecim me Të, ne do të mësojmë të jemi në dakordësi me Të ( Amos 3:3)

Është e lehtë të gjejmë diçka të gabuar te kushdo, por dashuria nuk sheh fajet e të tjerëve. 1 Pjetrit 4:8 thotë kështu: “Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse ‘’dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh’”


Të besosh më të mirën për njerëzit dhe të flasësh fjalë që i ndërtojnë ata është një mënyrë e rëndësishme për të për t’i dashur ata.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon