Flisni të vërtetën për veten tuaj

flisni të vërtetën për veten tuaj

Sepse në bazë të fjalëve të tua do të drejtësohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh. –Mateu 12:37

Asnjëherë mos thoni apo mendoni gjëra negative për veten tuaj, si unë nuk do bëj dot asnjëherë diçka të saktë, unë nuk do të ndryshoj asnjëherë, unë jam i shëmtuar, kam pamje të tmerrshme, jam kokëbosh apo kush do të më dojë mua? Mateu 12:37 thotë se në bazë të fjalëve të tua do të drejtësohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh.

Fjalët e Urta 23:7 thotë se ashtu si imendon në zemrën e vet, ashtu është ai… Me fjalë të tjera, mënyra si ne flasim dhe mendojmë për veten na zbulon si ndihemi për të tjerët dhe ndikon jetën tonë.

Keni nevojë të flisni gjëra të mira për jetën tuaj (si rrëfime personale) të bazuara në atë që Fjala thotë për ju që të keni siguri në personin që jeni në Krishtin. Për shembull: “Unë jam drejtësuar në Perëndinë me anë të Krishtit. Nëpërmjet Krishtit unë jam pranuar. Perëndia më krijoi dhe formoi me duart e tij dhe Perëndia nuk bën gabime.”

Mua më pëlqen ta filloj ditën duke shpallur rrëfime pozitive dhe biblike. Mund ta bëni këtë gjë ndërsa jeni rrugës për në punë apo duke bërë punët e shtëpisë. Ju inkurajoj të shikoni në pasqyrë dhe të thoni me zë të lartë “Perëndia më do dhe më pranon.” Kur filloni të flisni në mënyrë të perëndishme, të vërteta pozitive për veten, mund të keni sukses në të qënit vetvetja dhe thjesht në mënyrën si Perëndia ju krijoi për të qënë.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të flas më gjëra negative për veten time. Unë shpall të vërtetat që Ti më do dhe më pranon. Unë mund të bëhem personi që Ti më krijove të jem.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon