Flit Më Pak, Trego Më Shumë

Flit Më Pak, Trego Më Shumë

Qëndroni në mua dhe unë në ju [ jetoni në mua, dhe unë do të jetoj në ju]; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron ( duke qënë i bashkuar) në hardhi, kështu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. (GJONI 15:4)

Sa më shumë që zhvillojmë marrëdhënien tonë me Perëndinë, aq më shumë të gëzuar dhe entuziastë bëhemi dhe kjo është e mirë. Sidoqoftë, ne duhet të t’u tregojmë njerëzve diçka më shumë se entuziazmi; ata duhet të shohin evidencën e ndryshimit real dhe frytet.

Pali tha që jetët tona duhet të jenë si letra të hapura që njerëzit mund t’i lexojnë (shih 2 Korintasve 3:3). Me fjalë të tjera, sjellja jonë flet me zë më të lartë se fjalët ose emocionet tona. Kam parë përgjatë viteve që entuziazmi dhe zelli duhet të përziehen me durim, mirëdashje, sjellje të mira dhe me dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Sjelljet tona vërtetë që flasin me zë më fortë se sa fjalët tona. Sigurisht, ne duhet t’i tregojmë njerëzve për Jezusin sepse fjalët e folura në kohën e duhur mund të jenë shumë ndihmuese, por të krishterët e vërtetë njihen nga fryti i tyre.

Sa më shumë kaloni kohë me Perëndinë, aq më shumë fryt do të keni si rezultat i asaj marrëdhënie. Është fryt i mirë që përlëvdon Perëndinë dhe është fryt që u flet shumë njerëzve. Njoh njerëz që u përpoqa t’i bindja me fjalë se kisha ndryshuar dhe nuk u bindën kurrë, por në vitet e mëvonshme ata kishin nevojë për ndihmë dhe kur i ndihmova, ata e kuptuan se Zoti kishte punuar patjetër në jetën time. Është shumë e vështirë të debatosh me frytat e mira, sepse është prova e faktit se jemi ata që themi se jemi. Ju inkurajoj të jeni të kujdesshëm se si i trajtoni njerëzit në çdo kohë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përpara se kjo ditë të përfundojë me shumë mundësi do të takosh shumë njerëz. Lëri atyre një buzëqeshje!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon