duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. FILIPIANËVE 1:6
Sipas Biblës, Perëndia është Poçari, dhe ne jemi argjila ( Romakëve 9:20- 21). Kur ne vijmë tek Zoti, ne jemi si një gungë e fortë balte që nuk është shumë e përpunueshme ose e lehtë për t’u punuar. Por Perëndia na vendos në rrotën e poçarit dhe fillon të na rimodelojë dhe të na ribëjë që ne të mund të zbulojmë planin e mrekullueshëm që Ai ka për jetët tona. Ndonjëherë ai proces i formimit është i parehatshëm në fillim.
Arsyeja pse na dhëmb është sepse Perëndia duhet të heqë ato gjëra në jetën tonë që na mbajnë larg Tij. Kështu që prej dashurisë së Tij për ne, Ai vazhdon të punojë e të punojë me ne, duke prerë çdo qëndrim të keq, dhe çdo mendësi të gabuar, duke na riformuar me kujdes derisa gradualisht të ndryshojmë në ngjashmëri me Birin e Tij Jezusin.
Mos u dekurajo me veten sepse nuk keni arritur ende aty ku duhet. Sa më shumë që Perëndia punon në jetën tuaj, aq më pranë Tij rriteni në marrëdhënien me Të. Shijojeni jetën çdo ditë, edhe pse Perëndia po ju jep formë. Lejojeni Poçarin të bëjë punën e Tij, dhe besoni që Ai ka interesin tënd më të mirë në zemër.
Ju gjithmonë mund t’i besoni Perëndisë se Ai ka interesin tuaj më të mirë në zemër, dhe gjithçka që Ai bën në jetën tuaj është për të mirën tuaj.