Fryma e Shenjtë na jep fitore mbi emocionet tona

Fryma e Shenjtë na jep fitore mbi emocionet tona

Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju. –Gjoni 14:16

Armiku ynë më i madh janë emocionet. Ne udhëhiqemi nga ndjenjat tona, por duhet të kuptojmë që ndjenjat ndryshojnë dita ditës. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos ndjekim çdo mendim që na vjen në mendje sepse mendimet dhe ndjenjat nuk diktojnë të vërtetën për ne.

Për shembull, shumë njerëz janë të dëshpëruar sepse nuk mund të përballen me të vërtetën, por Fryma e Shenjtë erdhi të na e zbulojë të vërtetën. Duhet të përballemi me të vërtetën dhe të marrim përgjegjësi për veprimet tona, në vend që të nxjerrim justifikime dhe të fajsojmë çdo njeri tjetër për problemet tona. Kur veprojmë kështu dhe i kërkojmë Perëndisë për ndihmë, fryma e rëndesës do të largohet prej nesh dhe do të ndihemi të lirë.

Mund të përjetoni fitore mbi emocionet tuaja duke kërkuar Frymën e Shenjtë dhe duke iu bindur urtësisë që Ai çliron. Jezusi e dërgoi që të jetë Ngushëlluesi, Këshilluesi, Ndihmuesi, Ndërmjetësuesi, Avokati, Fuqizuesi ynë dhe të jetë i gatshëm të qëndrojë me ne përgjithmonë.

Falë Perëndisë ne nuk kemi përse të zhgënjehemi, shkurajohemi apo dëshpërohemi. Fryma e Shenjtë na jep fitore mbi emocionet tona!

Lutje

Fymë e Shenjtë, unë nuk mund të kontrolloj emocionet dhe sjelljen time. Faleminderit që më ndihmon duke më dhënë fuqi që të më drejtosh në fitore.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon