[Për sa i përket natyrës së Tij hyjnore] i caktuar Bir i Perëndisë me fuqi [në mënyrë goditëse, triumfuese dhe mrekullibërëse], sipas Frymës së Shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurish: Jezu Krishti, Zoti ynë (Mesia, I Vajosuri), (ROMAKËVE 1:4)
Vargu i sotëm i referohet Frymës së Shenjtë si “Fryma e Shenjtërisë”. Ai është quajtur me këtë emër sepse Ai është shenjtëria e Perëndisë dhe sepse është puna e Tij ta vërë në veprim atë shenjtëri në jetët e atyre që besojnë në Jezus Krishtin si Shpëtimtar.
Perëndia dëshiron dhe na udhëzon të jemi të shenjtë ( shih 1 Pjetrit 1:15-16). Ai nuk do na thotë kurrë të jemi të shenjtë pa na dhënë ndihmën e nevojshme për tu bërë të tillë. Një frymë jo e shenjtë nuk mund të na bëjë kurrë të shenjtë. Ndaj Perëndia dërgon Frymën e Tij në jetët tona për të bërë një punë të plotë dhe tërësore në ne.
Tek Filipianët 1:6, Pali na mëson që Perëndia, i cili filloi një punë të mirë në ne, do ta përfundojë atë. Fryma e Shenjtë do të vazhdojë të punojë në ne për sa kohë jemi të gjallë në këtë tokë. Perëndia e urren mëkatin, dhe sa herë e gjen atë tek ne, na pastron prej tij menjëherë.
Vetëm ky fakt shpjegon pse ne kemi nevojë që Fryma e Shenjtë të jetojë brenda nesh. Ai është atje jo vetëm për të na udhëhequr dhe drejtuar në këtë jetë, por edhe për të punuar menjëherë në bashkëpunim me Atin për të hequr prej nesh çdo gjë që është e papëlqyeshme për Të. Ai do të na flasë për gjërat që duhet të ndryshojnë, në mënyrë që të rritemi në shenjtëri dhe të na fuqizojë për të bërë ndryshimet që duhet të bëjmë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju po rriteni në shenjtëri sepse Fryma e Shenjtë banon në ju.