Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur ju; qëndroni në dashurinë time. (GJONI 15:9)
Nuk do ta harroj kurrë kur Deivi vendosi se pema e bukur e vjetër jashtë shtëpisë sonë kishte nevojë për krasitje. Kishte disa degë të egra dhe po rritej anash. Nuk mendova shumë për këtë kur tha se po sillte profesionistë për të bërë punën e krasitjes dhe rrallimit të saj. Por u tmerrova kur arrita në shtëpi dhe pashë se ata burra të lumtur kishin sabotuar pemën time.
Deivi tha: “Thjesht prit deri vitin tjetër. Do të jetë e bukur serish.”
Por mua nuk më pëlqen të pres
Dhe nuk më pëlqente të shikoja degët si kruese dhëmbësh që dikur kishin qenë të harlisura dhe plot. Por Deivi kishte të drejtë. Vitin tjetër, pema ishte më e bukur se më parë, mjaft e fortë për t’i bërë ballë erërave të fuqishme për shumë vite në vijim, dhe më frytdhënëse dhe produktive se kurrë. Ky është një shembull i përsosur i punës krasitëse të Frymës së Shenjtë në jetën tonë – dhe krasitja e Tij rezulton në bukuri, forcë dhe frytshmëri tek ne.
Galatasve 5 na jep një listë të mëkateve të mishit dhe një listë të fryteve të Frymës dhe është e rëndësishme që mishi të krasitet rregullisht për të dhënë gjithmonë e më shumë fryt të mirë. Njësoj si pema ime, ne ndonjëherë anohemi ose jemi jashtë ekuilibrit dhe Perëndia duhet të punojë me ne për të na drejtuar serish. Ne duhet të jemi mirënjohës që Perëndia kujdeset mjaftueshëm për ne duke na ruajtur dhe ndihmuar që të jemi më të mirët që mundemi. Kërkojini Perëndisë që të punojë në jetën tuaj me gërshërët e Tij krasitëse rregullisht në mënyrë që të mund të jepni fryte më të pasura dhe më të shkëlqyera.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Disiplina nuk ka ndjesi të mirë por ne gëzohemi me frytin e saj më vonë.