Fuqia E Dakordësisë

Fuqia e Dakordësisë

Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje… Veprat 1:14

Kurdo që besimtarët bashkohen në lutje, ka një fuqi të madhe prezente. Vetë Jezusi tha: “Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre”. ( Mateu 18:20)

Përgjatë librit të Veprave, ne lexojmë që populli i Perëndisë mblidhet së bashku “në një mendje të vetme” ( Veprat 2:1, 46; 4:24; 5:12; 15:25). Dhe ishte besimi i tyre i bashkuar, të rënit dakord së bashku dhe dashuria që i bënë lutjet e tyre kaq efektive. Ata panë Perëndinë të lëvizë në mënyra të mrekullueshme për të konfirmuar të vërtetën e Fjalës së Tij ndërsa dëshmonin për besimin e tyre.

Të jetosh në dakordësi nuk do të thotë se domosdoshmërish ne duhet të ndihemi në të njëjtën mënyrë për çdo gjë, por do të thotë se ne jemi të përkushtuar të ecim në dashuri. Ne mund të respektojmë mendimin e dikujt edhe nëse nuk ndajmë të njëjtin mendim! Deiv dhe unë nuk kemi gjithmonë të njëjtat mendime për shumë gjëra, por ne jetojmë në paqe dhe harmoni dhe kjo na jep fuqi në lutje.

Tek Filipianëve 2:2 na është thënë nga apostulli Pal, “atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.” Lutja është një privilegj i mrekullueshëm, dhe ne duhet ta ushtrojmë shumë shpesh. Por në mënyrë që të kemi rezultate të mira, ne duhet të largojmë çdo mosmarrëveshje dhe mungesë uniteti nga jetët tona.


Të jesh dakord është shpesh më e rëndësishme se të kesh të drejtë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon