Fuqia e Këmbënguljes

Fuqia e Këmbënguljes

Dhe ai tha: «Lërmë të shkoj, se po zbardh agimi». Por Jakobi iu përgjigj: «Nuk do të të lë të shkosh në rast se nuk më bekon më parë!». (ZANAFILLA 22:26)

Ndonjëherë, ju luteni me disa fjalë ose disa fjali një herë dhe nuk mendoni më për të. Sidoqoftë, në raste të tjera, një person ose një situatë vazhdon të kthehet në zemrën tuaj dhe ju thjesht e dini se nuk keni mbaruar së luturi për të. Kur Fryma e Shenjtë të nxit diçka pa pushim, Ai ndoshta po të tërheq të vazhdosh të lutesh me këmbëngulje, të bësh lutje që refuzojnë të heqin dorë.

Në jetën time, ka patur gjëra, që unë e di se janë vullneti i Perëndisë sepse Ai ka folur qartë për to në Fjalën e Tij. Kur lutem për to dhe nuk kam depërtim, unë kthehem sërisht tek Perëndia dhe them: “ Unë jam këtu sërisht. Dhe Perëndi, nuk dua të shfaq mungesë respekti, por unë nuk do të hesht derisa të kem depërtim.” Ndonjëherë them, “ Po të kërkoj ty sërisht, Zot, dhe unë do të vazhdoj të kërkoj derisa të shoh fitoren në këtë fushë.” Në raste të tjera, thjesht falënderoj Zotin që po punon dhe i kujtoj se pres fitoren. Ne duhet të jemi si Jakobi dhe të themi: “Nuk do të të lë të shkosh derisa të më bekosh”. Perëndia me të vërtetë e bekoi Jakobin dhe tha se e bëri këtë sepse Jakobi ishte një njeri që dinte të mbizotëronte me njerëzit dhe me Perëndinë. Me fjalë të tjera, Jakobi ishte këmbëngulës dhe nuk do të dorëzohej (shih Zanafilla 32:24–28)!

Kur e njoh vullnetin e Perëndisë, mund të lutem sipas tij dhe të refuzoj të heq dorë. Perëndia kënaqet me një person të vendosur dhe na inkurajon në Fjalën e Tij që të mos ligështohemi ose të lodhemi. Këmbëngulja shpërblehet, prandaj qëndroni me qëllimet tuaja në të gjithë jetën, duke përfshirë detyrat tuaja të lutjes. Për shkak të vendosmërisë, Jakobi fitoi me Perëndinë dhe njerëzit dhe u shpërblye me një emër të ri dhe një fillim të ri në jetë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia kënaqet në këmbungljen me respekt

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon