Fuqia e Shpalljes

Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. FJALËT E URTA 18:21

Nëse duam të shohim përgjigjet e lutjeve tona, është thelbësore të mësojmë të lutemi dhe të bëjmë shpallje pozitive, plot besim për rrethanat tona. Shpalljet negative dhe besimi nuk kanë asnjë lidhje bashkë.

Le të themi se një nënë është duke u lutur për birin e saj që ka telashe në shkollë. Ajo lutet me besimin që Perëndia do të ndërhyjë. Më pas ajo del për drekë me dy fqinjët e saj dhe kalon një orë të tërë duke thënë: “ Jam e lodhur me gjithë këto probleme që kam me fëmijën tim. Këto gjëra nuk kanë për t’u përmirësuar asnjëherë. Pse mua?” Ky lloj rrëfimi negative vepron kundër besimit tuaj.

Pasi jeni lutur, keni marrë vendimin për të mbajtur rrëfimet tuaja në dakordësi me lutjet tuaja. Shpalleni Fjalën e Perëndisë! Shpalleni besimin tuaj! Kur fqinjët t’ju pyesin si është fëmija juaj, thoni: “E di çfarë? Unë natyroren, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, por unë po lutem për të, dhe kam sigurinë në zemrën time se Perëndia është me të, duke bërë një punë madhështore në jetën e tij.”

Kur besimi juaj, mendimet tuaja dhe fjalët tuaja janë në përputhje me premtimet e Perëndisë, është thjesht çështje kohe derisa të shihni ndryshimin pozitiv.


Lutuni dhe më pas le të jetë ajo thoni në përputhje me lutjen tuaj dhe me siguri do të shihni rezultate të mahnitshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon