
Perëndia i tha Moisiut: “UNË JAM AI QË JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNË JAM-i më ka dërguar tek ju”. EKSODI 3:14
Jezusi u tha atyre: ‘’Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam’’. GJONI 8:58
Kur Perëndia i foli Moisiut – dhe kur Jezusi i tha dishepujve të vet “UNË JAM”, Ai po thoshte diçka të mahnitshme. Është diçka që mund ta ndryshojë mënyrën se si jetojmë jetën tonë të përditshme nëse ne e besojmë.
Perëndia është aq i madh, sa nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë Atë. Si mund ta përshkruajmë ne, me një fjalë, Dikë i Cili është i papërshkrueshëm? Perëndia nuk është vetëm një gjë – Ai është gjithçka. Prandaj Perëndia po i thoshte Moisiut, UNË JAM-i mund të përballet me çdo gjë që do të hasësh. Çfarëdo që të duhet, UNË JAM ajo gjë. Nuk ka asgjë që unë nuk mund të përballoj. Unë kam çdo gjë nën kontroll, jo vetëm tani por gjithmonë. Ti mund të qetësohesh, sepse UNË JAM. UNË JAM me ty dhe UNË JAM i aftë të bëj çfarëdo duhet bërë!
E njëjta gjë është e vërtetë për ty sot. Çfarëdo që të duhet, Perëndia është UNË JAM-i. Në Të, ju do të gjeni sigurim, gëzim, paqe, shërim, restaurim, dhe forcë. Edhe para se ju ta dini, UNË JAM-i e di, dhe Ai është gjithmonë aty për t’ju dhënë çdo gjë.
Nuk ka asgjë për t’u frikësuar në jetë kur ju keni akses në mirësinë e pafund, hirin, dhe fuqinë e UNË JAM-it.