
Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, FJALËT E URTA 29:18
Libri i Fjalëve të urta thotë që aty ku nuk ka vizion, populli humbet. Një vizion është diçka që ne e shohim në mendjet tona, “ një pamje mendore” ashtu siç e shpreh një përkufizim. Mund të jetë diçka që Perëndia e vendos në zemrën tonë ose mund të jetë diçka që ne dëshirojmë ta shohim të ndodhë dhe me shumë lutje ia kemi nënshtruar Perëndisë. Një vizion për jetët tona përfshin mënyrën se si mendojmë për veten dhe për të ardhmen tonë.
Kam vërë re që disa njerëz kanë frikë të besojnë për diçka të mirë. Ata mendojnë se mund të zhgënjehen. Ata nuk e kuptojmë se do të jenë vazhdimisht të zhgënjyer nëse nuk besojnë. Ndjej se nëse besoj për shumë dhe marr vetëm gjysmën e saj, jam më mirë sesa do të isha po të besoja për asgjë dhe t’i merrja të gjitha. Unë dua t’ju inkurajoj që të filloni të besoni për gjëra të mira. Besoni se mund të bëni gjithçka që duhet të bëni në jetë nëpërmjet Krishtit. Kur beson, e nxit besim në zemrën tënde dhe besimi e kënaq Zotin, duke të afruar me Të.
Shmangni qëndrimin “ kjo nuk do të ndodhë kurrë”. Lejojeni besimin tuaj të rritet. Nëse nuk jeni të sigurte se si ta bëni këtë, filloni duke mbajtur një inventar të mendimeve tuaja. Çfarë keni qenë duke menduar ose besuar kohët e fundit? Një përgjigje e sinqertë mund t’ju ndihmojë të kuptoni pse nuk keni marrë atë që dëshironit të merrnit.
Perëndia na ka ftuar të lutemi me guxim, me siguri në mirësinë e Tij për ne, dhe unë sugjeroj të fillojmë sot!