Gëzohu

Gëzohu

U gëzova kur më thanë: «Shkojmë në Shtëpinë e Zotit». (PSALMI 122:1)

Si të krishterë ne kemi shumë bekime! Ne mund ta njohim Perëndinë, të dëgjojmë zërin e Tij, të marrim dashurinë e Tij, t’i besojmë Atij të bëjë më të mirën për ne, dhe të prehemi në faktin që Ai ka nën kontroll çdo aspekt të jetës tonë. Ne kemi shumë arsye për t’u gëzuar. Ne mund të gëzohemi për shumë gjëra të tjera, ndaj pse të mos jemi të gëzuar për marrëdhënien tonë me Perëndinë?

Njerëzit shpesh thonë se çdo shfaqje e dukshme e entuziazmit në një mjedis shpirtëror është “emocionalizëm”. Më në fund kuptova se ishte Perëndia Ai që na dha emocione dhe se megjithëse Ai nuk do që ne t’i lëmë ato të udhëheqin jetën tonë, Ai na i jep ato për një qëllim, pjesë e të cilit është kënaqësia. Nëse po e shijojmë vërtet Perëndinë, si mund të mos shfaqim disa emocione për të? Pse përvoja jonë shpirtërore duhet të jetë e thatë dhe e mërzitshme, boshe dhe e pajetë? A supozohet të shprehet krishterimi me fytyra të mërzitura, muzikë të trishtuar dhe rituale të zymta? Sigurisht qe jo!

Në vargun e sotëm, Davidi tha se ai ishte i gëzuar të shkonte në shtëpinë e Perëndisë. Tek 2 Samueli 6:14, ai kërceu përpara Perëndisë “me gjithë fuqinë e tij”. Ai gjithashtu luajti në harpë, i këndoi Perëndisë, dhe u gëzua shumë. Por Davidi jetoi nën Besëlidhjen e Vjetër. Sot ne jetojmë nën Besëlidhjen e Re dhe nën të, të gjithë ata që besojnë te Krishti janë plot shpresë, gëzim dhe paqe (shikoni Romakëve 15:13) Ne nuk duhet të përpiqemi më ose të luftojmë më për të qenë të pranueshëm nga Perëndia, por ne prehemi në hirin që Jezusi na ka bërë të pranueshëm. Ne nuk duhet të përpiqemi më të justifikojmë veten me veprat tona, por jemi të shfajësuar me anë të besimit. Ne mund ta dëgjojmë zërin e Tij dhe të shijojmë praninë e Tij. Jemi liruar nga çdo lloj robërie! Këto janë arsye të shkëlqyera për t’u emocionuar!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Shkruaj 10 arsye për të qenë i/e gëzuar për marrëdhënien tënde me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon