Gëzohuni Në Çdo Hap Të Udhës

Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! FILIPIANËVE 4:4

Pali ndjeu se gëzimi për mirësinë e Perëndisë ishte aq i rëndësishëm sa ai na thotë dy herë në këtë varg nga Filipianët të gëzohemi. Ai nxit në vargjet e mëposhtme që të mos shqetësoheni ose të keni ndonjë ankth për asgjë, përveçse të luteni dhe falënderoni Perëndinë në çdo gjë, jo pasi gjithçka ka mbaruar.

Nëse ne presim derisa gjithçka të jetë perfektë përpara se të gëzohemi dhe të falënderojmë, ne nuk do të kemi kënaqësi. Të mësojmë të gëzojmë jetën edhe në mes të rrethanave është një mënyrë se si afrohemi akoma më pranë Perëndisë. Pali gjithashtu shkruan që “ne jemi vazhdimisht duke u transformuar në të njëjtin shëmbëllim të Tij nga lavdia në lavdi” (2 Korintasve 3:18). Kjo do të thotë që ne mund të gëzojmë lavdinë që po përjetojmë në çdo nivel të zhvillimit tonë, sepse çdo ditë e re është një hap përpara drejt personit që Perëndia po na formon të jemi.

Kur unë nisa shërbesën time, lumturia ime varej nga rrethanat e mia. Në fund Zoti më tregoi derën drejt lumturisë. Ai më dha një zbulesë të madhe duke më mësuar që plotësia e gëzimit gjendet në “praninë” e Tij dhe jo në “dhuratat” e Tij ( Psalmi 16:11)


Gëzimi i vërtetë zbulohet kur ne kërkojmë fytyrën e Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon