Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Romakëve 8:28
Apostulli Pal nuk thotë që të gjitha gjërat janë mirë, por ai thotë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë.
Le të themi se ti hipën në makinën tënde por ajo nuk ndizet. Ka dy mënyra për ta parë këtë situatë. Ti mund të thuash: “E dija! Planet e mia dështojnë gjithmonë.” Ose mund të thuash: “Epo, duket sikur nuk mund të largohem tani. Do të shkoj më vonë kur të rregullohet makina. Ndërkohë, besoj se ky ndryshim në plane do të funksionojë për të mirën time. Ndoshta ka ndonjë arsye që duhet të jem në shtëpi sot, kështu që do ta shijoj kohën time këtu.”
Pali na thotë gjithashtu te Romakëve 12:16 që “të rrimë me të përulurit”. Ideja është që ne duhet të mësojmë të bëhemi lloji i personit që planifikon gjërat, por që nuk mërzitet nëse ai plan nuk funksionon.
Zgjedhja është e jona. Sa herë që nuk arrijmë atë që duam, ndjenjat tona do të rriten dhe do të përpiqen të na sjellin në keqardhje për veten dhe në një qëndrim negativ. Ose mund të përshtatemi me situatën dhe të ecim përpara dhe të shijojmë atë që Perëndia ka për ne, pavarësisht se çfarë ndodh.
Shtegu drej lirisë nga negativiteti fillon kur ne përballemi me problemin dhe besojmë se Perëndia do te sjelle të mirën prej tij.