Perëndia Do T’ju Tregojë Gjithçka Që Duhet Të Dini

Gruaja i tha: «Unë e di se vjen Mesia, i quajtur Krisht; kur të vijë ai, do të na i kumtojë të gjitha». (GJONI 4:25)

Të mësosh të dëgjosh nga Perëndia dhe të drejtohesh nga Fryma e Shenjtë është një aventurë emocionuese. Perëndia dëshiron t’ju flasë dhe t’ju tregojë çfarë ju duhet të dini për të gëzuar jetën, për t’u bekuar, për të qenë të mençur dhe për të përmbushur planet e mira që Ai ka për ju. Ai gjithmonë ka diçka të mirë dhe të dobishme për të thënë, por ndonjëherë njerëzit nuk i dinë këto gjëra sepse ata nuk arrijnë të dallojnë që Perëndia po u flet atyre. Ata duhet të mësojnë se si të dëgjojnë dhe t’i binden zërit të Tij.

Prindërit tokësorë flasin me fëmijët e tyre gjatë gjithë kohës, përse nuk do të na fliste Ati ynë qiellor? Prindërit njerëzorë nuk presin që fëmijët e tyre të dinë se çfarë të bëjnë nëse nuk ua tregojnë atyre dhe Perëndia ndihet në të njëjtën mënyrë ndaj fëmijëve të Tij. Ai dëshiron të na tregojë gjithçka që duhet të dimë në jetë.

Shpesh duam të ndjekim rrugën tonë, në mënyrë që të bëjmë atë që duam të bëjmë, kur të duam ta bëjmë. Por, kur jetojmë në këtë mënyrë, ne përfundojmë duke humbur rrugën tonë dhe duke e humbur jetën tonë. Ne kemi nevojë për Frymën e Shenjtë që të na drejtojë çdo ditë të kohës sonë në Tokë dhe Ai është i përkushtuar ta bëjë këtë duke na folur dhe duke na thënë gjithçka që duhet të dimë.


Fjala e perëndisë për sot: Ju keni një udhëzues dhe një ngushëllues në Frymën e Shenjtë, i cili është me ju 24 ‑7.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon