Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe. ROMAKËVE 8:6
Gjendja më e mirë e për mendjet tona është, ashtu siç Pali e përshkruan tek Filipianëve 4:8, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. Kjo është ajo që do të thotë të kesh mendjen e Krishtit. Më pëlqen t’u kujtoj njërëzve se është e rëndësishme që ne të mendojmë për ato që po mendojmë.
Shumë njerëz në mënyrë të rreme mendojnë se burimi i mjerimit apo telasheve të tyre është diçka tjetër dhe jo ajo që është në të vërtetë. Ata po fajësojnë një kusht të jashtëm kur në të vërtetë janë mendimet e tyre të brendshme që u shkaktojnë telashe. Por ne do të zgjedhim të “ruajmë” mendimet tona , ne mund të fillojmë t’i hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t’ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit ( 2 Korintasve 10:5). Një pjesë e rëndësishme e të afruarit pranë Perëndisë është nënshtrimi i mendimeve tona tek Ai. Kur ne e bëjmë këtë, Fryma e Shenjtë është e shpejtë për të na kujtuar se mendimet tona kanë filluar të marrin një drejtim negativ. Vendimi më pas na përket ne – a do të vazhdojmë në atë rrugë apo do të zgjedhim të mendojmë me mendjen e Krishtit? Një mënyrë e të menduarit çon në zhgënjim, negativitet dhe
dëshpërim, tjetra të çon në jetë. Zgjidhni jetën sot!
Mendimet tuaja, fjalët tuaja, qëndrimet tuaja dhe veprimet tuaja janë të gjitha rezultat i zgjedhjeve të përditshme që ju bëni.