Gjithnjë E Më Shumë Hir

Gjithnjë E Më Shumë Hir

Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ‘’Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve’’. JAKOBIT 4:6

Të gjitha qeniet njerëzore kanë tendenca të këqija , por Jakobi na mëson që Perëndia do të na japë hir edhe më të madh për të trajtuar këto tendenca. Kam kaluar shumë nga jeta ime e krishterë duke u përpjekur të kapërcej motivet dhe synimet e mia të gabuara. Por e gjithë përpjekja ime solli shumë zhgënjim. Më duhej të vija në një vend përulësie dhe të mësoja se Perëndia u jep hir të përulurve, jo krenarëve. Ai u jep ndihmë atyre që janë mjaft të përulur për ta kërkuar atë.

Ne kemi idetë tona për atë që mund të arrijmë, por shpesh mendojmë më shumë për veten sesa duhet. Ne duhet të kemi një qëndrim të përulur, duke ditur se pa Perëndinë nuk mund të bëjmë asgjë.

Nëse po planifikoni rrugën tuaj, duke u përpjekur t’i bëni gjërat të ndodhin me forcën e mishit tuaj, atëherë jeni të frustruar. Ju ndoshta keni thënë: “Pavarësisht se çfarë bëj, asgjë nuk duket se funksionon!” Asgjë nuk do të funksionojë derisa të mësoni të besoni në hirin e Perëndisë. Relaksohuni. Lejoni Perëndinë të jetë Perëndi. Ndaloni së qëni kaq të ashpër me veten tuaj. Ndryshimi është një proces që të afron pak nga pak me Të. Jeni në rrugën tuaj, ndaj shijoni udhëtimin.


Nëse dëshironi të jeni të lirë, jini të gatshëm të shkëmbeni përpjekjen njerëzore me besimin tek Perëndia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon