Hapni zemrën e dhembshurisë

hapni zemrën e dhembshurisë

Dhe, nëse njëri ka të mirat e botës dhe sheh vëllanë e tij në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij para tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të mi, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe me të vërtetë. –1 Gjoni 3:17-19

Si të krishterë, Perëndia vendos dhembshuri në çdonjërin prej nesh, por na takon neve të vendosim nëse e mbyllim apo e hapim zemrën tonë për ta marrë. Kam zbuluar se një nga gjërat që e mban zemrën time të dhembshurisë të hapur është të mendoj sinqerisht për nevojat që bota ka sot

Kemi nevojë t’i kthejmë mendimet tona tek ata që nuk kanë shumë dhe të hapim zemrat për ata që vuajnë.

Lexoni 1 Gjoni 3:17-18. Më pëlqejnë shumë këto vargje sepse specifikisht thonë se kur shikoj një nevojë, nuk mund ta anashkaloj si përgjegjësi e dikujt tjetër. As nuk mund të mendoj që nevoja është kaq e madhe sa nuk mnd të bëj asgjë për këtë, gjë që nuk është e vërtetë. Kam zbuluar në shërbesën tonë, që ne mund të bëjmë diçka. Kjo diçka është t’u sjellim shpresë njerëzve.

Unë lutem që do të lejoni zemrat e dhembshurisë të hapen edhe më gjerë tek nevojat dëshpëruese të njerëzve përreth botës.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jetoj me egoizëm ndaj nevojave të të tjerëve. Unë e hap zemrën time për të marrë dhembshurinë tënde që të ndihmoj të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon