hidhni një hap dhe zbuloni

hidhni një hap dhe zbuloni

Zemra e njeriut llogarit rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij. – Fjalët e Urta 16:9

Njerëzit më pyesin si mund të zbulojnë vullnetin e Perëndisë për jetën e tyre. Disa kalojnë vite të tëra duke pritur të dëgjojnë një zë apo të marrin një drejtim mbinatyror. Por zëri i Perëndisë në zemrën tuaj
është më praktik se kaq. U them njerëzve të hedhin një hap dhe ta zbulojnë.

Në fillimet e udhëtimit tim me Perëndinë, doja që t’i shërbeja. Ndjeva se kishte vendosur një thirrje në jetën time por nuk e dija saktësisht çfarë duhet të bëja, prandaj provova mundësi të ndryshme.

Shumë prej tyre nuk funksionuan për mua, por vazhdova të provoja derisa gjeta diçka që më përshtatej. Fillova të gjallërohesha kur pata mundësi të ndaja Fjalën me njerëzit. Gjeta gëzim në mësimdhënie dhe
ishte e qartë që Perëndia më kishte dhënë aftësinë për ta bërë. E dija që kisha gjetur vendin tim në shërbesë.

Ndonjëherë, e vetmja mënyrë për të zbuluar vullnetin e Perëndisë është të praktikoni atë që unë e quaj “hidhni një hap dhe zbuloni.” Nëse keni qënë duke u lutur për një situatë dhe duket sikur nuk e dini
se çfarë duhet të bëni, ndërmerrni një hap besimi. Mos kini frikë të gaboni. Hidhni një hap dhe Perëndia do t’ju drejtojë.


Lutje

Perëndi, unë të besoj Ty dhe e di që Ti do të drejtosh hapat e mi, prandaj nuk kam frikë të hedh një hap dhe të zbuloj çfarë Ti ke ruajtur për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon