I thoni lamtumirë turpit

i thoni lamtumirë turpit

Sepse Shkrimi thotë: “Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet.” –Romakëve 10:11

Kur një person ka një natyrë të bazuar tek turpi, kthehet në një burim apo rrënjë e shumë problemeve komplekse të brendshme, si depresioni, vetmia, izolimi dhe tjetërsimi. Gjithë llojet e çrregullimeve mendore janë të rrënjosura në turpin: droga, alkooli dhe të tjera varësi kimike; çrregullimet e oreksit si bulimia, anoreksia dhe obeziteti; varësitë ndaj parasë si kopracia dhe kumari; mbrapshtitë seksuale të çdo lloji; lista është e pafund.

Për disa njerëz, varësia ndaj punës është rezultat i turpit në jetën e tyre. Ka njerëz që janë të varur kaq shumë ndaj punës sa nuk mund ta shijojnë jetën asnjëherë. Ata ndihen të papërgjegjshëm nëse nuk punojnë ditë e natë. Në fakt, disa njerëz janë njësoj si unë, nëse po shijojnë jetën, ndihen fajtorë.

Ndoshta keni varësi ndaj punës, sikurse unë, ose ndoshta keni një sfidë ndryshe që bazohet në turpin. Pra, turpi mund të na shkatërrojë.
Nuk kemi përse ta lejojmë. Kur besojmë në Perëndinë dhe i dorëzojmë jetën Atij, Ai largon gjithë turpin. Jezusi vdiq të na pastrojë nga mëkati dhe të mbulojë fajet tona që ne të jetojmë në praninë e Perëndisë si fëmijë të Tij.

Nëse po sulmoheni nga turpi, ka ardhur koha të kujtoni të vërtetën që Perëndia ju do dhe nëse i besoni dhe vareni tek Ai, Ai do t’ua largojë turpin.


Lutje

Zot, e di që kur besoj në Ty, nuk kam përse të jetoj me turpin tim. Faleminderit që e hoqe prej meje që unë të jetoj i lirë në praninë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon