I Udhëhequr Nga Fryma

I Udhëhequr Nga Fryma

Në qoftë se rrojmë në Frymë (në Frymën e Shenjtë), në Frymë edhe le të ecim. [Nëse me anë të Frymës së Shenjtë ne kemi jetën tonë në Perëndinë, le të jetë sjellja jonë e kontrolluar nga Fryma] (GALATASVE 5:25)

Vargu i sotëm flet për të folurit dhe të jetuarit në Frymë, që është e njëjta gjë si të jesh i udhëhequr nga Fryma. Ka shumë gjëra që mund të na udhëheqin, njerëzit, djalli, mishi (trupat tanë, mendjet ose emocionet), ose Fryma e Shenjtë. Ka shumë zëra në botë që na flasin dhe shpesh janë disa në të njëjtën kohë. Është e domosdoshme që ne të mësojmë si udhëhiqemi nga Fryma e Shenjtë. Mbani mend: Ai është i Vetmi që njeh vullnetin e Perëndisë dhe që është dërguar të banojë në secilin prej nesh për të na ndihmuar të jemi gjithçka që Perëndia ka caktuar të jemi dhe të kemi gjithçka që Ai dëshiron të kemi.

Fryma e Shenjtë jeton në ne për të na ndihmuar. Ndihma e Tij mund të mos jetë gjithmonë e mirëpritur në fillim, por falënderoni Perëndinë, Ai është këmbëngulës dhe nuk do të dorëzohet për ne. Ne duhet të ngremë lart gjithë jetën tonë çdo ditë dhe të themi me gjithë fuqinë tonë: “Frymë e Shenjtë, je i mirëpritur në çdo fushë të jetës sime!”

Kur të mirëprisni Frymën e Shenjtë në çdo fushë të jetës suaj, Ai do të vijë. Ai do t’ju flasë, do t’ju udhëheqë, do t’ju korrigjojë, do t’ju ndihmojë, do t’ju fuqizojë dhe do t’ju udhëheqë. Forca të tjera mund të përpiqen t’ju udhëheqin, por Fryma e Shenjtë ju jep fuqi për t’i rezistuar atyre dhe ju mundëson ta ndiqni Atë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Pyete veten se kush po e udhëheq jetën tënde. A je ti, njerëzit e tjerë, emocionet, gënjeshtrat e djallit, apo Fryma e Shenjtë?

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon