Interpretimi i Gjuhëve

Interpretimi i Gjuhëve

…..një tjetri interpretimi i gjuhëve. ( 1KORINTASVE 12:10)

Kur një person flet në gjuhë në adhurim publik, mesazhi duhet të interpretohet, sipas 1 Korintasve 14:27. Ndonjëherë më është dhënë kuptimi ose interpretimi i mesazheve të dhëna në gjuhë. Ato vijnë tek unë si një përshtypje ose një njohje në frymën time të asaj që Perëndia po përpiqet t’u përcjellë atyre që dëgjojnë.

Për shumë sektorë të krishterimit, këto gjëra janë një mister thjesht sepse ata nuk kanë patur asnjë mësim lidhur me to. Unë besoj se po jetojmë në kohë të vështira dhe se kemi nevojë për ndihmën e mbinatyrshme të Perëndisë. Është e rëndësishme të mos mashtrohemi por gjithashtu është e rëndësishme të mos kemi kaq shumë frikë se po na mashtrojnë saqë të përfundojmë mendje-mbyllur ndaj dhuntive të Perëndisë.

Pali i inkurajoi besimtarët të luten në gjuhë dhe të luten që të mund të interpretojnë, dhe unë besoj që edhe ne duhet të veprojmë kështu. Të kesh dhuntinë e interpretimit na mundëson të kuptojmë më mirë se për çfarë lutemi kur përdorim gjuhën tonë private të lutjes. Interpretimi është ndryshe nga përkthimi. Ne nuk marrim një kuptim fjalë për fjalë, por një ndjesi të përgjithshme të asaj që Perëndia është duke i folur njerëzve të Tij.

Perëndia është Frymë dhe ne jemi qenie frymërore që duhet të mësojmë të kuptojmë në frymën tonë çfarë Perëndia është duke na thënë. Unë ju inkurajoj të studioni këto gjëra për veten tuaj dhe t’i kërkoni Perëndisë të kuptoni dhuntitë e Tij të mrekullueshme. E rëndësishme është që ju të jeni mendje hapur dhe të ndiqni drejtimin e Frymës së Shenjtë ndërsa luteni dhe kërkoni Perëndinë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jini të guximshëm dhe kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë në të kuptuarit e sekreteve dhe mistereve të Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon