jepini Atij hirin tuaj

jepini Atij hirin tuaj

Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. – Psalmeve 103:12

Kur lejojmë Atin të ndërhyjë në rrëmujën tonë, Ai ka aftësinë t’i kthejë në mrekulli dhe të përdorë gabimet tona për të mirën tonë nëse ne do t’i bësojmë Atij.

Isaia 61:3 thotë se Ai do të na japë një diademë në vend të hirit, por unë shikoj që shumë njerëz duan të mbeten te hiri i tyre, tek mushti i së shkuarës, si kujtesë për dështimet e tyre. Ju inkurajoj ta lini hirin mbrapa dhe të zgjateni për diçka të re.

Shumë njerëz jetojnë në të shkuarën, duke u ndjerë sikur nuk do t’u jepet një mundësi e dytë. A keni nëvojë për një mundësi të dytë? Kërkojini Perëndisë një mundësi të dytë a të tretë, të katërt, të pestë, çfarëdo që të keni nevojë. Perëndia është plot mëshirë dhe durim. Mirësia e dashurisë së Tij zgjat përjetë. Bibla thotë që Ai i ka hequr mëkatet tuaja nga ju, prandaj nuk keni përse të mbaheni më aty. Jezusi erdhi për të hequr barrën, por duhet të jeni të gatshëm për t’i larguar dhe të besoni se Ai është më i madh se gabimet tuaja. Jepini Atij hirin tuaj sot.


Lutje

Perëndi, e di që nuk gjej asnjë të mirë të mbahem tek e shkuara kur Ti qëndron me dashurinë tënde përpara meje, me një mundësi të re, prandaj dua të largoj hirin tim. Ta jap Ty, që të shikoj me gëzim bukurinë që Ti do të sjellësh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon