Gjithçka që ka rëndësi është jetesa për Perëndinë

gjithçka që ka rëndësi është jetesa për Perëndinë

…por ata duke matur veten me veten e tyre dhe duke krahasuar veten me veten e tyre, nuk janë të mënçur. – 2 Korintasve 10:12

Duhet trimëri për të ndjekur Perëndinë, në vend të turmës. Shqetësimi i tepërt për atë që të tjerët mendojnë na çon mundime. Edhe pse të gjithëve na pëlqen të mëndojnë mirë për ne, nuk është e mundur të pëlqehemi nga të gjithë.

Në ekonominë e Perëndisë, ne zakonisht duhet të jemi të gatshëm të humbasim diçka që kemi për të fituar çfarë vërtet duam në jetë dhe kjo do të thotë që nuk duhet të krahasohemi me të tjerët por të fillojmë të jetojmë për Perëndinë.

Miqtë tuaj të vërtetë do t’ju ndihmojnë të jeni kush Perëndia do. Nuk do t’ju gjykojnë që po ndiqni thirrjen e Perëndisë. Miqtë e vërtetë do t’ju inkurajojnë ta vendosni Perëndinë të parin në jetën tuaj. Edhe nëse dikush largohet prej jush, Ai premton të mos ju lërë asnjëherë e as braktisë.

Jeta ndërlikohet duke u ngatërruar dhe inatosur kur përpiqemi të kënaqim Perëndinë dhe njerëzit njëkohësisht. Nuk keni përse të krahasoni veten me asnjë dhe të shqetësoheni çfarë njerëzit mendojnë për ju. Jetoni jetën për Perëndinë dhe jini të lirë të bëheni personi që Ai ju krijoi.


Lutje

Zot, unë marr vendimin të jetoj vetëm për Ty. Duke jetuar me standardin e njerëzve të tjerë dhe pritshmëritë që ata kanë për mua, nuk do të fitoj asgjë. Ti je i vetmi që ka rëndësi dhe unë dua të bëhem personi për të cilin më ke krijuar të jem.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon