Jeto Jetën e Frymës

Jeto Jetën e Frymës

Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, nuk është i tij. (ROMAKËVE 8:9)

Ne jemi thirrur të ecim në Frymë ose, siç thotë vargu i sotëm, të jetojmë “jetën e Frymës”. Marrja e një vendimi për ta bërë këtë është pika fillestare, por unë mund t’ju them nga Fjala e Perëndisë dhe nga përvoja se kërkon më shumë se një vendim; kërkon një punë të thellë të Frymës së Shenjtë në jetën tonë. Ai “vepron” mbi ne me Fjalën e Perëndisë, e cila ndan shpirtin nga fryma (shih Hebrenjve 4:12). Ai gjithashtu përdor rrethanat për të na stërvitur për qëndrueshmëri dhe ecje në dashuri në çdo kohë.

Këto gjëra që ne jemi thirrur të bëjmë nuk janë gjëra që thjesht na janë dhënë; ato duhet të punohen tek ne. Ashtu si majaja punohet me brumin, ashtu Krishti duhet të punojë në ne.

Tek Filipianëve 2:12, apostulli Pal na mëson “të veprojmë” për shpëtimin tonë me frikë dhe dridhje. Kjo do të thotë që ne duhet të bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë ndërsa ai fillon në ne punën e kryqëzimit ose “vdekjes për veten”. Pali tha, “unë vdes çdo ditë” ( 1 Korintasve 15:31). Me fjalë të tjera, ai po thoshte se ishte vazhdimisht i ekspozuar ndaj “vdekjes së mishit”. Ai nuk po fliste për vdekje fizike, por një vdekje për vullnetin dhe mënyrat e tij.

Nëse vërtet duam të jetojmë jetën e Frymës, ne gjithashtu duhet të vdesim për vullnetin dhe rrugët tona dhe të zgjedhim vullnetin e Perëndisë. Ne mund të mbështetemi te Perëndia që të na udhëheqë dhe duam që Ai të jetë në gjendje të mbështetet tek ne për bindjen tonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse vdes për veten, do jesh në gjendje të shërbesh jetë tek të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon