Jezusi Është Shembulli Ynë

Jezusi Është Shembulli Ynë

…Perëndia është dashuri. – 1 Gjoni 4:8

Dashuria është diçka që mund të shihet. Duket në frytin e Frymës që punon në jetët tona, në sjelljen tonë dhe si ne trajtojmë njerëzit. Dashuria ka shumë tipare, ose mënyra të ndryshme si mund ta shikojmë. Për shembull, kur një unazë diamanti mbahet në dritë, mund të shkëlqejë në disa forma sipas mënyrës që kthehet. Unë besoj që dashuria gjithashtu shkelqen në forma të ndryshme në varësi se si e shohim atë.

1 Korintasve 13:4-7 na jep shembuj të tipareve të ndryshme të dashurisë:

  • Dashuria i duron të gjitha – ka aftësinë të durojë për një kohë të gjatë.
  • Dashuria nuk ka zili – nuk kërkon çfarë nuk e ka.
  • Dashuria nuk krekoset apo fryhet – nuk kërkon vëmendje për vete.
  • Dashuria nuk sillet në mënyrë të pahijshme.
  • Dashuria nuk kërkon të sajat.
  • Dashuria nuk gëzohet për padrejtësinë.
  • Dashuria nuk heq dorë kurrë!

Këto janë thjesht disa mënyra si mund të duam të tjerët…dhe është mënyra e Perëndisë si na do neve. 1 Gjoni 4:8 thotë se Perëndia është dashuri. Ai na do neve dhe na ka shpëtuar, prandaj tani ne mund të ndajmë dashurinë e Tij me të tjerët.

Për të imituar Perëndinë, duhet të shikojmë Jezusin, një prezantim i përsosur i Perëndisë që jetoi sipas gjithë përshkrimit të dashurisë tek 1 Korintasve 13. Ai gjithmonë veproi në dashuri në çdo situatë, edhe kur njerëzit i dolën kundër.

Kolosianëve 3:12-14 thotë të vishemi me përdëllim dashurie, si të zgjedhur të Perëndisë… Dhe përmbi të gjitha këto, vishni dashurinë… Ashtu si Jezusi, të vishemi me dashuri dhe të zgjedhim të ndjekim shembullin e Tij, duke i sjellë nder dhe lavdi Perëndisë.


Lutje

Perëndi, Ti më ke treguar si është dashuria duke më dashur i pari. Më ndihmo të ndjek shembullin e Jezusit dhe të jetoj gjithë tiparet e dashurisë në jetën time të përditshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon