Jezusi nuk është farise

Jezusi nuk është farise

Ai që beson në të, nuk gjykohet, por ai që nuk beson, tashmë është gjykuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. –Gjoni 3:18

Perëndia dëshiron t’i shërojë njerëzit e tij nga lëndimet e refuzimit. Ai do që ju të dini se ai nuk do t’ju braktisë asnjëherë. Tek Mateu 11:28 ai thotë: “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh.” Kjo u referohet atyre që përpiqen të jenë të përsosur dhe më pas e mundojnë veten me fajin e dështimit.

Tek Gjoni 3:18, Jezusi po u fliste njerëzve që po mundoheshin të jetonin nën ligjet e Farisenjve. Duhet shumë punë për të kënaqur një farise, dhe këta nuk janë të pakët në numër. Jam e sigurt që e njihni ndonjë, dikush që përçon këtë mesazh: “Do të të pranoj nëse performanca jote është e shkëlqyer dhe më kënaq. Do të të refuzoj dhe nuk do të të jap dashuri nëse nuk bën asnjë nga ato më lart.”

Jezusi nuk është një farise. Tek Gjoni 3:18 ai thotë se ai që beson në të, nuk do të gjykohet. Besojini Atij, duajeni, mos iu ndani, mbështetuni dhe vini besimin tuaj tek Ai. Atëherë mund të hyni vërtetë në gëzimin e jetës me bollëk që Ai ofron.


Lutje

Perëndi, faleminderit që më do dhe që gjithmonë më pranon. Unë besoj në Ty, të dua dhe mbështetem në Ty me gjithçka kam.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon