Ji Besimtar Besues

Prandaj, sikurse thotë Fryma e Shenjtë: ‘Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë, HEBRENJVE 3:7-8

Te Hebrenjve 3 shohim dy gjendje të gabuara të zemrës: zemrën e ngurtësuar dhe zemrën jobesimtare. Në shkretëtirë, një zemër e ngurtësuar bëri që izraelitët të rebeloheshin. Një person me zemër të ngurtë nuk mund ta besojë lehtë Perëndinë, gjë që është një problem i madh, sepse çdo gjë që marrim nga Perëndia vjen nëpërmjet besimit. Për të marrë prej Tij, gjithçka që duhet të bëjmë është të vijmë tek Ai me besim të thjeshtë, si fëmijë dhe të besojmë.

Ne e quajmë veten tonë besimtarë, por e vërteta është që ekzistojnë shumë “besimtarë mosbesues”. Për një kohë të gjatë, unë isha një prej tyre. Unë isha lënduar aq shumë gjatë fëmijërisë sime, dhe kjo më krijoi një ngurtësi zemre që Zoti duhej ta depërtonte në jetën time.

Edhe Moisiu arriti në vendin e shkretëtirës, ku ishte i ngadalshëm në zemër për t’i besuar Perëndisë. Prandaj është e rëndësishme që të qëndrojmë të mprehtë frymërisht, në mënyrë që të jemi të shpejtë për të besuar dhe për të ecur në besim ditë për ditë. Mund të zgjedhim të jemi të kujdesshëm për të shkuar nga besimi në besim dhe të mos fillojmë të përzihemi në asnjë dyshim dhe mosbesim. Një zemër besimtare është thelbësore nëse duam të jetojmë në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë.


Jezusi dëshiron të ripërtërijë shpirtin tënd, duke përfshirë emocionet e tua. Lejoje Jezusin të veprojë në ato zona të jetës tënde që askush tjetër nuk mund t’i arrijë. Kërkoi Atij të të ndryshojë në një person që ka të njëjtën zemër që ka

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon