Ji i Shkëlqyer

Ji i Shkëlqyer

Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; gjithçka më lejohet, por unë nuk do të lë të pushtohem nga asgjë. (1 KORINTASVE 6:12)

Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për të na bekuar fuqishëm dhe plotësisht, por për ta shijuar tërësisht planin e Tij ne duhet që t’i bindemi fuqishëm dhe plotësisht. Ne kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë që të qëndrojmë në shtegun e bekimeve të Tij. Kërkoji që të merret me ty vendosmërisht nëse ka ndonjë pjesë në jetën tënde që nuk e kënaq, dhe kur Ai ta bëjë këtë gjë, bindu menjëherë dhe plotësisht.

Perëndia e vendos Frymën e Shenjtë në ne që të na drejtojë te paqja e përsosur. Nëse e dëgjojmë Atë, do të marrim vendime të mençura dhe do të shijojmë paqen e Tij. Te vargu për sot, shohim se shumë gjëra lejohen, por nuk janë të mira për ne, dhe nuk është e mençur nga ana jote që të lejojmë diçka të tillë të na kontrollojë jetën.

Ka shumë gjëra që mund të bëjmë, por nuk janë zgjedhja më e mirë dhe as nuk prodhojnë rezultatet më të mira. Pali thotë se duhet të zgjedhim dhe të shqyrtojmë se cilat janë gjërat më të mira (shiko Filipianëve 1:10). Perëndia nuk ka për të na dhënë një fjalë hyjnore për çdo lëvizje që do të bëjmë, por na ka dhënë Fjalën e urtësinë e Tij dhe pret që të jetojmë sipas tyre. Moj u trego mediokër duke shpresuar se do t’ia hedhësh lehtë, por zgjidh të jesh i mirë dhe kështu do ta kënaqësh Perëndinë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zgjedhjet e mira dhurojnë shpërblime të mira.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon